Rreth kulturës së biznesit të vendeve afrikane

Nelt avatar Nelt 14.09.2021.

Author: Robert Jenovai, Drejtori Ekzekutiv për Burimet Njerëzore

Si pionier i operacioneve tona të biznesit në kontinentin afrikan, Robert Jenovai, drejtori ekzekutiv i burimeve njerëzore të Grupit Nelt, për Manpower Group “Knowlegde Corner”, flet  rreth kulturës së  biznesit të vendeve afrikane, zhvillimin ekonomik dhe të karakteristikave të tregut. Që nga viti 2011 deri në vitin 2017 jetoi dhe punoi në Angolë dhe morri pjesë në vendosjen e operacioneve tona në tre tregje afrikane.

***

Sa herë që dikush më pyet se si mund ta përshkruaj Afrikën me disa fjalë, në fillim zakonisht kujtoj se Afrika është kontinent i përbërë nga 54 vende të njohura ndërkombëtarisht. Të gjitha vendet kanë specifikën e tyre dhe ndryshojnë në një shkallë të madhe, si sipas historisë, trashëgimisë dhe kulturës, ashtu edhe për mjedisin politik, ekonomik dhe atë të biznesit.

Megjithatë, nëqoftë se do të më duhej të grupoj vendet në tërësitë logjike, do të veçoja dy rajone kryesore. Këto janë Afrika Nënsahariane, të cilën e përbëjnë të gjitha vendet në jug të Saharasë, dhe vendet e Afrikës Veriore, të cilat në hartë janë në veri të Saharasë.

Vendet e Afrikës Nënsahariane, përveç traditave vendase të tyre, pësuan edhe një ndikim të madh të periudhës koloniale, e cila për fat të keq, ishte e shënuar me aparteidin, me konfliktet dhe paqëndrueshmërin politike. Në historinë e re, shumica e këtyre vendeve kalon me sukses nëpërmjet ndryshimeve demokratike, të cilat pasqyrohen pozitivishtë edhe në mjedisin e biznesit.

Nuk duhet të harrojmë se Afrika është kontinenti i dytë sipas madhësisë, si kontinenti i dytë edhe sipas dendësisë së popullësisë pas Azisë. Këto fakte bashkë me situatën politike janë gjithnjë edhe më stabile dhe me një ekonomi me rritje të shpejtë, inkurajuan shumë kompani shumëkombëshe që të investojnë. Kjo ndikon në mënyrë konstruktive në zhvillimin e vetë vendeve, por edhe në jetën dhe standardin e popullësisë  

Që nga koha e ish Jugosllavisë, si edhe të Lëvizjes së të painkuadruarëve, Serbia  tradicionalisht ka kultivuar marrëdhënie të mira me një numër të madh të vendeve afrikane. Kjo miqësi është mbajtur edhe sot e kësaj dite në shumë sfera. Përveç kësaj, ngjajshmëri gjej edhe në këtë se konsumatorët gjithnjë e më shumë ndjekin trendet botërore, por në të njëjtën kohë, në një masë të madhe u janë kthyer rrënjëve të tyre dhe janë shumë krenarë në historinë dhe traditën e tyre.

Vetë struktura e shitjes me pakicë është e fragmentuar, pavarësisht nga ndikimi i konsolidimit modern të shitjes. Në njëfarë mënyre situatë e ngjajshme është edhe në tregun tonë, sidomos në krahasim me vendet e zhvilluara të Europës perëndimore.

Kur është fjala për ndryshimet në mjedisin e punës, do të veçoja dy tema. Në një numër të madh vendesh janë të dukëshme kontrastet midis të pasurve dhe të varfërve. Në rajonin e Afrikës Nënsahariane 41% e popullsisë (popullësisë )sot jeton nën kufirin e varfërisë, që sipas definicionit të bankës botërore nënkupton shumën prej 1,9 dollarë në ditë për çdo banor. Ekonomitë janë me rritje të shpejt, gjë që jep arsye për optimizëm. Megjithatë, ky është proces i cili zgjat dhe është e nevojshme kohë që ato ndryshime të balancohen. Tema e dytë është diversifikimi i ekonomisë që duhet të jetë i përfaqësuar. Shumë vende afrikane varen nga një ose nga dy burime natyrore, kështu që çmimet në tregun global ndikojnë në mënyrë drastike në ekonominë e atyre vendeve. Në Angolë është nafta e papërpunuar, në Zambia është bakri, kurse në Mozambik, përveç bujqësisë e cila është dominante, burimi kryesor është gazi natyror.

Shumë vende në Afrikë sot zbatojnë reforma serioze të arsimit, kështu që në këtë rast nuk do të veçoja fusha specifike të ekspertizës. Më mirë do të kthehesha në pyetjen e vlerave, e cila është kryesore. Kandidati duhet të jetë i hapur që të pranojë diversitetin në të gjitha segmentet, të ketë principe etike dhe morale jashtëzakonisht të larta. Duhet të jetë i përgatitur që të transmetojë dituri, por edhe të mësojë prej kolegëve vendas, në tregjet(tregje). Përveç kësaj, duhet të jetë i përgatitur për ndryshime. Kam kaluar gati gjashtë vite në Afrikë. Kam qenë kompetent për operacionet e Nelt-it në tregjet e Angolës, Zambias, Mozambikut , Zimbabves dhe të Malavisë.

Këshillat konkrete, të cilat edhe sot u jap kolegëve gjatë përgatitjes për shkuarjen në Afrikë kryesisht janë si më poshtë: Njiheni vendin në të cilin udhëtoni, historinë, njerëzit dhe zakonet; Mësoni gjuhën zyrtare e cila flitet në ato vende, psh. gjuha portugeze në Angolë dhe Mozambik, anglishtja në Zambia, Zimbabve dhe në Malavia; Sillni (Merrni)vendim të fortë në lidhje me shkuarjen dhe gjithmonë këshillohuni me familjen; Të jeni të gatshëm në ndryshimet e stilit të jetesës; kur të mbrrini, të përshtateni, të jeni kuriozë, kërkoni, mësoni, krijoni, udhëtoni, të bëni miq. Afrikën do ta pranoni dhe të e duani pa kushte. Si këmbim do të fitoni rastin e biznesit jo të përditshëm, aventurën emocionuese jetësore dhe përvojën të cilën është e vështirë që të përshkruhet me fjalë.