Dhurim Qendrës BELhospice

Nelt avatar Nelt 19.08.2021.

Prodhimet për mirëmbajtjen e higjienës nga portofoli i Nelt-it i janë dhuruar BELhospice-s.

Me dhurimin e prodhimeve për mbirëmbajtjen e higjienës, kompania jonë ka mbështetur përpjekjet e Qendrës BELhospice-s që të ndihmojë dhe të forcojë pacientët onkologjikë dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Nelt ndau një mijë e dyqind prodhime nga portofoli i tij, si pluhuri larës, zbutësi, sapuni antibakterial, pelena për të rritur, detergjent për enë dhe shampo, dhe i dërgoi ato në qendrën BELHospice në Beograd. Në ditët e ardhshme, prodhimet do të shpërndahen dhe do t’u dorëzohen qindra familjeve.

BELhospice është organizata e parë bamirëse e specializuar në Serbi, e cila i është përkushtuar përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientëve me sëmundje malinje. Ekipi mjekësor siguron kujdes paliativ, kujdesin aktiv dhe kujdesin gjithëpërfshirës për pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe të pashërueshme, gjë që nënkupton kontrollin e simptomave, si dhe mbështetjen shpirtërore, sociale dhe psikologjike.