Grupi Nelt botoi raport të ri për biznesin e qëdrueshëm

Nelt avatar Nelt 24.06.2020.

Grupi Nelt botoi për tre herë me radhë raportin për biznesin e qëdrueshëm, i cili përket periudhës 2018/2019.

“Qëndrueshmëria e biznesit është një nga qëllimet strategjike kyçe për kompaninë, e cila gati 30 vjet rritet organikisht vazhdimisht. Bashkë me biznesin e gjithanshëm, teknologjitë e reja dhe afirmimin e punonjësve, kompania jonë është e fokusuar  në temat dhe projektet, të cilat do të lënë gjurmë pozitive afatgjate, në vetë organizatën, por edhe në gjërë bashkësinë” thuhet në njoftimin zyrtar të dërguar mediave në 23 qershor.

Në dy vitet e kaluara, Nelt investoi 15 milion euro në ndërtimin e magazinave “të zgjuara” dhe lokalit të biznesit në Beograd dhe në Sarajevën Lindore, zgjeroi Terminalin Intermodal në Beograd, me përtëritjen e flotës së automjeteve në përshtatje me eko-standartet, si edhe me vënien e theksit në rëndësinë e reciklimit. Në të gjitha tregjet në të cilat bën biznes, kompania i jep peshë rritjes së ndërgjegjes ekologjike, zvogëlimit të ndotjes së mjedisit dhe efektit të ngrohjes globale.

Njëkohësisht, vazhdon mbështetja e projekteve nga fusha e formimit dhe e përsosjes profesionale të të rinjve. Nëpërmjet bashkëpunimit me fakultetet, kompania u ofron mbështetjen të rinjve në realizimin e potencialit, duke promovuar rëndësinë e formimit për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës.

Gjithashtu, njëri nga prioritetet e kompanisë është edhe investimi tek punonjësit, në zhvillimin profesional të tyre nëpërmjet trajnimit të brendshëm dhe atij të jashtëm, por është vënë edhe një sërë benifitesh siç janë mjeku i kompanisë, siguracioni shëndetësor privat, kujdesi i veçantë për nënat, puna nga shtëpia.