[INTERVISTË] Ardian Skenderasi Menaxher i Shitjeve

Nelt avatar Nelt 23.04.2021.

Sales Manager at Nelt Albania

Si e fillon ditën tënde të punës?

Si fillim gjithmonë më ka pëlqyer të vij herët në mëngjes! Gjëja e parë në mëngjes është një kontroll i shkurtër i realizimit të shitjeve dhe biseda ne lidhje me to në një takim të shkurtër me bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë për të vlerësuar dhe kontrolluar mundësitë dhe sfidat. Me pas bëjmë një listë të detyrave ditore, të cilat i kryejmë më vonë gjatë ditës. Mundohem që gjithmonë të vendos prioritete të qarta për atë ditë. Por, siç do të prisnit nga departamenti i shitjeve, ne jemi dinamikë dhe ditët mund të jenë të ndryshme çdo javë!! Ka ditë që fillojnë me vizita në pikat e shitjes ose takim me klientet, negocim të kontratave ose shqyrtim të problemeve me klientet në mënyrë që të avancojmë më tej. Nga ana tjetër, jo rrallë në mëngjes na vizitojnë edhe drejtorët dhe gjithçka është e organizuar në mënyrë që të kemi një takim pozitiv. Pra, çdo ditë është ndryshe dhe nuk n’a lejon të mërzitemi! Shume e kënaqshme.

Çfarë të jep kënaqësi më shumë në punë?

Me të vërtetë e dua këtë mjedis dhe gjithçka që lidhet me të. Me pelqen të jem ne departamentin e shitjeve. Dua ta shpjegoj pak më shumë përgjigjen time këtu. Albancorp është pjesë e Grupit Nelt për rreth 3 vjet. Ndryshimi që ka ndodhur nga viti 2018 deri në vitin 2021 është aq i madh sa që nëse dikush ishte këtu në vitin 2018 dhe vjen tani, nuk do ta njoh më kompaninë. Unë kam parë ekipin tim dhe veten time me ndihmën e tyre, të rriten dhe të përparojnë aq shumë profesionalisht, por në një farë mase edhe personalisht që vërtet më bën të shijoj punën time!

Që sa kohë punon në AlbanCorp dhe cila është pozita jote aktuale?

Ky është viti i 12-të i punës time në Albancorp! Ajo që është interesante është se unë kam punuar gati 9 vjet më parë, kryesisht në pozicionin e Menaxherit të Njësisë së Biznesit dhe u largova për të punuar diku tjetër Intervista u zhvillua nga Klelia Havari dhe u ktheva në pozicionin e Menaxherit të Shitjeve në 2018 pasi NELT mori kompaninë. Gjithmonë më pëlqen t’i përgjigjem pyetjes “E pse u ktheve?” Për shkak të punës që po e bëja ndërkohë, kam udhëtuar shumë nëpër Ballkan dhe atëherë jam njohur me Nelt. Puna në Nelt për mua është mundësi që të jem pjesë e një sipërmarrjeje që po kalon një transformim nga një kompani vendase në një kompani ndërkombëtare. Kur e shikoj transformimin që ka ndodhur gjatë këtyre viteve dhe kohërave të vështira, ndihem krenar!

Cila është puna jote, shkurtimisht?

Puna ime është që së bashku me ekipin tim të kontribuoj që Albancorp të arrijë rezultatet më të larta të shitjeve me cilësinë më të lartë dhe koston më të ulët! Me kujdesin që kolegët e mi të jenë të lumtur dhe të motivuar, të kënaqur me punën e tyre siç jam edhe unë!

Çfarë të motivon për sukses dhe progres?

Nuk është e lehtë për ta shpjeguar këtë sepse është gjithmonë një kombinim i gjërave: mentaliteti fitues, të mësuarit, kënaqësia, por edhe përvojat e reja, idetë, konceptet, ndryshimet. Ndryshimet pozitive që sjellin sukses janë karburanti për më shumë ndryshime. Ndryshimi është i pashmangshëm, kontrolli i drejtimit është i rëndësishëm!