Informacione në lidhje me aktivitetet e grupit Nelt në lidhje me pandeminë e virusit Covid 19

Nelt Group avatar Nelt Group 30.03.2020.

Informacione në lidhje me aktivitetet e grupit Nelt në lidhje me pandeminë e virusit Covid…

Muajin e kaluar marrim masa konkrete në komunikimin intern dhe në informimin me qëllim të preventivës të marrjes dhe përhapjes së virusit ndërmjet të punësuarve.

Nga e hëna 16.03 shumica e kolegëve prej back-office-it janë udhëzuar të punojnë nga shtëpia. Grupet e rrezikuara janë dërguar në pushim të paguar. Të gjithë të punësuarit tanë në terren janë informuar dhe përgatitur me mjetet e nevojshme për mbrojtjen dhe dezinfektimin. Janë anuluar të gjitha udhëtimet e biznesit, dhe janë ndaluar mbledhjet me më shumë se tre pjesëmarrës.

Kemi krijuar Ekipin për situatat e krizës, i cili përbëhet prej manaxherëve kryesorë të Nelt-it dhe specialistëve të cilët modifikuan planin e mbajtjes së kontiunitetit të biznesit tonë në segmentet e shpërndarjes dhe logjistikës. Kryejmë koordinimin e përditshëm dhe takohemi me anë të Microsoft Teams-it.

Janë përcaktuar funksionalitetet kryesore dhe janë planifikuar hapat të cilat janë në lidhje me operacionet që kryejmë, në mënyrë që në kohë dhe në masën e mundshme më të mirë të furnizojmë tregjet me prodhimet prej portofolit tonë.

Punëtorët tanë të magazinave, dërguesit, shitësit, ekspozuesit e mallrave janë përditë në terren. Proceset e biznesit funksionojnë në mënyrën mormale, kurse me kryesorët, institucionet shtetërore, organizatat e biznesit dhe me partnerët e tjerë të biznesit kemi kontakte dhe koordinime të përditshme.

Vazhdojmë t’u përkushtohemi dhe të kujdesemi për të punësuarit në të gjitha tregjet, të cilët janë krenaria e kompanisë tonë në këto momente të vështira për të gjithë qytetarët e botës. Fokusi ynë është në furnizimin e popullsisë, të cilëve prodhimet tona janë të domosdoshme në mënyrë që sa më lehtë të përballojnë situatën e tanishme.

Kompania Nelt i dhuroi 240.000 eura Fondit të sigurimit shëndetësor të Republikës për blerjen e 10 respiratorëve për mjekimin e formave më të rënda të sëmundjes të Covid 19, ndërsa Neoplanta, e cila punon në përbërjen e Grupit Nelt dhuroi mallin në vlerën prej 6.000.000 dinara si pjesë e paketës për aksionin e ndihmës për 173.000 qytetarë të Beogradit më të vjetër se 65 vjeç me pensionet më të ulta.

 

Marko Milankoviç

Manaxher i komunikimeve korporative të grupit Nelt