Paraqitja e Strategjisë së Grupit Nelt “Accelerate 2025”
Menaxhimi i Grupit Nelt paraqiti Strategjinë për tre vitet e ardhshme të biznesit nën emrin “Accelerate 2025”, e cila ka për qëllim përparimin e biznesit në segmentin e shpërndarjes, të logjistikës dhe të brendove Nelt, por në themelin e organizimit të shëndetshëm dhe të vlerave korporative.
Strategjinë e paraqitën Drejtori ekzekutiv i Grupit Nelt Milosh Jeliç, nënkryetari ekzekutiv Darko Lukiç, Drejtori i përgjithshëm i Fabrikës së ushqimit për fëmijë Nenad Nikolovski, Drejtori i përgjithshëm i Neoplantës Aco Tomasheviç, Drejtori ekzekutiv për financat Branislav Lajshiç, Manaxheri i shitjes dhe i zhvillimit të shërbimeve logjistike vendase Nenad Dikoviç, Manaxheri për përparimin e operacioneve në shpërndarje Ivica Tomiç, Manaxheri i operacioneve Nelt Pharmaceutikal Milenko Ribiç, Manaxheri për përparimin e operacioneve Nenad Rakoçeviç, Manaxheri për produktet dixhitale Aleksa Shaponjiç, Manaxherja për menaxhimin e të dhënave Biljana Atanaskoviç dhe Drejtori Ekzekutiv për informacionet teknologjike Milan Bukoroviç.
Në fillim të pranishmëve iu drejtua Milosh Jeliç, duke drejtuar vëmendjen në faktin se pas nesh janë dy vjet të rrethanave të paparashikuara dhe komplekse dhe në përshtatjen në mënyrën e re të punës. Ashtu siç përmendi, Nelt i duroi në mënyrë të shkëlqyeshme këto sfida, por viti 2021sipas të gjithë indikatorëve të biznesit ka qenë i suksesshëm, jo vetëm në kuptimin e fitimit, por edhe në atë kualitativ, në ndërtimin e vlerave dhe marrëdhënive ndërmjet punonjësve dhe ndaj klientëve.
Ashtu siç theksoi Darko Lukiç, qëllimet e Strategjisë janë identifikimi i partnerëve të rinj në shpërndarje dhe në logjistikë, të inisiativave strategjike, të burimeve të qëndrueshme për rritjen me bizneset ekzistuese, të parakushteve në mënyrë që strategjia të realizohet, si edhe ribalancimi i fitimit ndërmjet shpërndarjes, logjistikës dhe brendeve.
Në mënyrë që Strategjia të jetë e plotësuar, megjithatë, e domosdoshme është që edhe të plotësojmë parakushte të caktuara, por këto janë organizimi i shëndetshëm, përparimi i njohurive dhe i zotësive në të gjitha nivelet e kompanisë, infrastruktura dhe teknologjia e përshtatshme, si edhe krijimi i burimit të përparësive konkurrente.
Pas prezantimit të Strategjisë, si surprizë për të gjithë të pranishmit, ngjarjes iu bashkua edhe aktori, regjizori dhe producenti Dragan Bjelogrliç, i cili me Manaxherin për komunikimet Marko Milankoviç në podium bisedoi për aspektin e biznesit të industrisë së filmit, rëndësinë e marketingut në film, çfarë do të thotë vizioni në botën e biznesit, dhe çfarë në art dhe në temat e ngjajshme.
Ngjarja është mbajtur në Muzeumin e Kinotekës jugosllave dhe mblodhi të gjithë manaxherët dhe drejtorët e kompanive në rajon. Duke qenë se ekspatët afrikanë nuk kishin mundësi të merrnin pjesë në këtë ngjarje, të gjithë prezantimin e ndoqën drejtpërdrejt në kanalin tonë në Youtube.