
Kolegët nga Mali i Zi në Aksionin e gjelbër
Pastrimi i Tunjevës
Me pjesëmarrjen në Aksionin e gjelbër, punonjësit tanë në kompanitë Neregelia, Montenomax dhe D Way, pastruan zonën e piknikut në Tunjevë.
Tunjevo është një nga vendet më të bukura në Malin e Zi, i cili ndodhet në brigjet e lumit Zeta në kufirin e komunave Danilovgrad dhe Niksić. Aksioni u organizua me sukses dhe u realizua më dhjetë shtator, por vendi u zgjodh pas konsultimit me vendasit. Në aksion morrën pjesë pesëmbëdhjetë punonjës, të cilët kontribuan edhe një herë në ruajtjen e mjedisit të jetesës dhe nëpërmjet përgjegjësisë personale dhanë shembull për sjelljen pozitive në natyrë.