Nelt hapi sallë magazinimi në Sarajevën Lindore

Nelt avatar Nelt 11.10.2019.

Salla e re e magazinimit e kompanisë Nelt d.o.o. është hapur zyrtarisht. Në ceremoninë e hapjes në Sarajevën Lindore morrën pjesë rreth 200 të ftuar.

Bashkë me këtë investim prej 4 milion euro në sallën e re të depozitimit, në infrastrukturën e kompanisë në Bosnje dhe Hercegovinë tani e përbëjnë edhe 3.400 m2 të sipërfaqes së zyrave dhe mbi 11.000 m2 të sipërfaqes së depos në regjimin e ftohtë dhe të ngrirë të ambientit.

“Investimi në kapacitetet e reja është rezultat i rritjes organike të kompanisë dhe nevojat e tregut dhe të klientëve tanë”, tha Goran Cerovina, drejtori ekzekutiv i Nelt-it në tregun e Bosnjes dhe Hercegovinës.

Në dy vitet e fundit, kompania Nelt d.o.o. ka punësuar 40 punëtorë të rinj dhe realizoi rritjen e të ardhurave për 28%. të të ardhurave neto të projektuara prej afërsisht 110 milion euro, ky është edhe një vit i suksesshëm i biznesit për Nelt-in. Në favor të këtij vërtetimi flasin edhe faktet se në vitin 2019 Nelt d.o.o. është shpallur njëri nga top 3 të punëdhënësit më të dëshiruar në sektorin e shpërndarjes në BeH në kuadër të hulumtimeve tradicionale të vizitorëve të portalit Posao.ba. por është edhe fitues i çmimit prestigjioz rajonal “Sarajevo BusinessBridgeAwards2019” në kategorinë Businessofthe Year”.