Bashkëpunimi i suksesshëm me Sekopak në kursimin e emetimit të CO2

Nelt avatar Nelt 11.12.2020.

Për të katërtin vit radhazi.

Kompania Sekopak i ndau Neltit certifikatë për kontribut në kursimin e emetimit të CO2 prej 864,74 tonë. Kursimi i shënuar në vitin 2019 pothuajse është dyfishuar në krahasim me vitin paraprak.

Me pjesëmarrjen e kompanisë sonë në sistemin e operatorëve të menaxhimit të mbeturinave të ambalazhit, zvogëlohet sasia e mbeturinave të ambalazhit që përfundojnë në deponi dhe kështu zvogëlohet sasia e emetimit të CO2. Me realizimin në vitin 2019 është siguruar ripërdorimi i 2.272,714 tonë të mbeturinave të mbledhura. Me këtë janë tejkaluar objektivat e riciklimit kombëtar të vitit të kaluar.

Krahas menaxhimit sistematik të rrjedhave të mbeturinave, të gjithë punonjësit në Nelt kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit jetësor – nga punonjësit në depo, të cilët mbledhin dhe ndajnë mbeturinat gjatë përgatitjes së mallrave për distribuim deri te punonjësit në zyra të cilët i përdorin ndarësit e vendosur.