Certifikata për kontributin në pakësimin e emisionit të CO2

Nelt avatar Nelt 18.12.2019.

Nelt në vitin 2018 realizoi një kontribut të jashtëzakonshëm, duke siguruar ripërdorimin e 2.257,62 tonëve…

Me administrimin sistematik me mbeturinat e ambalazhit, nëpërmjet operatorit kompetent Sedopak, Nelt në vitin 2018 realizoi një kontribut të jashtëzakonshëm, duke siguruar ripërdorimin e 2.257,62 tonëve të këtyre mbeturinave.

“Ky është zmadhim për 1.000 tonë në krahasim me vitin e kaluar. Me këtë kemi ndikuar direkt në pakësimin e sasisë së mbeturinave të ambalazhit, i cili përfundon në plehëra, por në këtë rast edhe pakësimin e emisionit CO2 për 415 tonë” thotë Nada Stamatoviç nga sektori për komunikim të Grupit Nelt në ngjarjen gjatë të cilës kompanive u janë dorëzuar çertifikatat.

Përveç administrimit sistematik të rrjedhjeve të mbeturinave, të gjithë të punësuarit në Nelt kontribuojnë për ruajtjen e mjedisit jetësor – nga të punësuarit në depo, të cilët i mbledhin dhe i ndajnë mbeturinat gjatë përgatitjes së mallit për shpërndarjen deri tek të punësuarit nëpër zyra, të cilët përdorin seperatorë në ndërtesat dhe ishujt reciklues të vendosura në vendet e caktuara të qendrave logjistike shpërndarëse të Nelt-it në Dobanovc, Nish, Novi Sad dhe Kralevë. Mbeturinat e klasifikuara në mënyrë të tillë së bashku me mbeturinat e ambalazhit të krijuara prej proçesit të punës së depos i mbledh dhe i preson në eko oborrin, të vendosur pranë Sallës 2 në Dobanovc