WHO – Organizata shëndetësore botërore partneri i ri i Nelt-it në BeH

Nelt logistics avatar Nelt logistics 31.07.2020.

Listës së partnerëve logjistik të Nelt-it i shoqërohet edhe WHO – Organizata shëndetësore botërore në…

Listës së partnerëve logjistik të Nelt-it i shoqërohet edhe WHO – Organizata shëndetësore botërore në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Na vjen jashtzakonisht mirë që kemi filluar bashkëpunimin me Organizatën shëndetësore botërore dhe që kemi rastin që të marrim pjesë në një pjesë të procesit logjistik, i cili i përket magazinimit të mallit, jashtzakonisht i rëndësishëm në luftën kundër virusit Covid 19”, theksoi Goran Cerovina, drejtori i Nelt-it në tregun e BeH, me rastin e fillimit të bashkëpunimit.

Në kompaninë Nelt në Sarajevën lindore, është mbajtur dorëzimi ceremonial i dhurimit për pajisjet mbrojtëse nga ana e zyrës së Organizatës shëndetësore botërore, të destinuar punonjësve të shëndetësisë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Ky është edhe një dhurim i vlefshëm, i siguruar nga ana e Ministrisë Federale të Shëndetit, në bashkëpunim me partnerin tonë kryesor ndërkombëtar në luftën kundër virusit Covid 19 – me Organizatën shëndetësore botërore” deklaroi Goran Çerkez, zëvendësi i ministrit federal të shëndetit.

Pesha totale e pajisjes së dhuruar për luftën kundër virusit Covid 19 është 23 tonë, prej të cilës 12,6 tonë i janë destinuar Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa pjesa tjetër do të çohet në Republika Serbe dhe në Qarkun e Brçkos.

“Organizata shëndetësore botërore krijoi platformën për dhuruesit. Vlerësuam se neve do të na duhen deri në fund të vitit mjete në shumën prej 1.7 miliardë dollarë, por deri tani kemi mbledhur rreth 800 milionë”, deklaroi Victor Oslavszky, shef i zyrës së Organizatës shëndetësore botërore në BeH.

Bashkë me theksimin e domosdoshmërisë së respektimit të masave preventive në luftën kundër virusit Covid 19, Oslavszky përmendi se në botë aktualisht ka më shumë se 14,5 milionë raste të konfirmuara të infektimit, dhe se më shumë se 600 mijë njerëz kanë vdekur.

“Nelt ka dhënë mbështetjen logjistike, e cila i përket ndihmës humanitare të Organizatës shëndetësore botërore, me qëllimin përfundimtar që t’i ndihmohet sistemit shëndetësor dhe punonjësve të shëndetësisë në BeH. Gjithashtu, Nelt ka dhënë kontributin e vet në procesin e organizimit të press-konferencave dhe dorëzimit të ndihmës humanitare, me theksimin se ekziston tendenca serioze e bashkëpunimit ndërmjet Organizatës shëndetësore botërore dhe kompanisë tonë edhe në fushat e tjera të veprimit të biznesit të Nelt-it” tha Goran Cerovina, drejtori i Nelt-it BeH.