
Dita e fëmijëve për herë të nëntë
Meqënëse kompania jonë është bazuar në vlerat familjare…
Manifestimi tradicional për fëmijët e punonjësve tanë është mbajtur për herë të nëntë këtë vit. Nëpërmjet punëtorisë edukative, numrit të madh të lojrave dhe të aktiviteteve zbukuruam pasditen e së dielës për 150 vogëlushë nga Beogradi dhe Novi Sadi.
Meqënëse kompania jonë është bazuar në vlerat familjare, ekipi HR i Nelt-it kujdes të veçantë i kushton aktiviteteve, të cilat mbështesin jetën private dhe atë të biznesit. Midis aktiviteteve të shumta, një herë në vit organizohet Dita e fëmijëve, manifestim, të cilit i gëzohen vogëlushët tanë, por edhe punonjësit. Përveç edukimit dhe argëtimit, Dita e fëmijëve është i vetmi rast që fëmijët të njihen me ambjentin e punës të prindërve të tyre.