20.000 euro dhe 1.700 ballikë

Nelt Group avatar Nelt Group 16.04.2020.

20.000 euro dhe 1.700 ballikë (maska të tejdukshme për mbrojtjen e fytyrës) për luftën kundër…

NeltSt nga Maqedonia, i dhuroi ndihmën prej 20.000 euro punonjësve të shëndetësisë në luftën kundër korona virusit. Mjetet janë paguar në një llogari kontabiliteti të veçantë, të cilën e hapi Ministria e shëndetësisë pikërishtë për këtë destinim, dhe janë të përcaktuara për fuqizimin e shëndetit publik për shkak të pandemisë të virusit COVID-19.

Përveç kësaj, janë siguruar edhe 1.700 ballikë për të punësuarit në objektet e shitjes me pakicë, me të cilët Nelt bashkëpunon. Ballikët do të ndahen dhe do të shpërndahen në ditët e ardhshme.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sfidën me të cilën të gjithë përballemi, si edhe për këtë që ngarkesa më e madhe sigurisht është mbi punonjësit e shëndetësisë. Për këtë shkak Grupi Nelt siguroi donacionin në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç ndihmës me të holla, në Maqedoni do të dhurojmë edhe 1.700 ballikë të destinuara për të punësuarit në objektet e shitjes me pakicë, të cilët i firnizojmë”, tha Zoran Stojçevski, drejtori ekzekutiv i Nelt-it për tregun e Maqedonisë.

Kompania jonë është e drejtuar në furnizimin e vazhdueshëm të popullsisë me prodhimet e nevojshme, në mënyrë që e gjithë situata të kalohet sa më lehtë. Dorëzimi i përditshëm i mallit objekteve të shitjes është i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm.

“Në Nelt vazhdimisht ndjekim udhëzimet e organeve kompetente dhe masat e preventivës në mënyrë që të mbamë hapin me praktikat më të mira në përballjen me virusin dhe ngadalësimin e përhapjes së tij. Kujdesi i sinqertë për shëndetin dhe sigurinë e të gjithë të punësuarve tanë, blerësve dhe partnerëve të biznesit janë prioriteti ynë dhe prandaj ndërmorrëm menjëherë masat mbrojtëse në aktivitetet e përditëshme të biznesit, të cilave u përmbahemi vazhdimisht”, thanë nga Nelt-i.