
Nelt mbështet arsimimin e studentëve në Fakultetet e Beogradit
PROGRAMI I EDUKIMIT NJËVJEÇAR NË BASHKËPUNIM ME GALERINË G12 HUB.
Kompania jonë, në bashkëpunim me Galerinë 12 Hub (G12 HUB) inicoi një program njëvjeçar të quajtur “Bashkëpunimi ndërdisiplinor si potencial për zhvillimin e profesionistëve të rinj në fushën e artit, shkencës dhe teknologjive të reja”.
Programi filloi në qershor të vitit 2014 për tridhjetë studentë nga gjashtë Fakultete në Beograd, dhe në kuadër të tij u nënshkrua një protokol zyrtar për bashkëpunim me gjashtë Fakultete – Fakulteti i Arteve të Aplikuara, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Arteve Dramatike, Fakulteti i Arteve të Bukura, Fakulteti i Mediave dhe Komunikimit dhe Fakulteti i Arkitekturës.
Programi përbëhet nga një seri ligjëratash, punëtorish dhe vizitash profesionale në institucione dhe kompani, si dhe artistë të ftuar, programues dhe njerëz të suksesshëm të afarizmit dhe teoricienë nga Serbia ashtu dhe jashtë saj.