Strategji e re e përgjegjësisë shoqërore – Studentët e skulpturës në Nelt

Nelt avatar Nelt 10.09.2012.

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të ekzistencës, Nelt vendosi të nisë një strategji…

Me rastin e festimit të 20 viteve të ekzistencës, Kompania Nelt vendosi të nisë një strategji të re,strategji afatgjate aktivitetesh në fushën e përgjegjësisë shoqërore.

Duke kuptuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë strategjike të arsimit për vendin tonë, dhe duke pasur parasysh kushtet reale në të cilat ndodhemi si shoqëri, vendosëm që përmes hartimit, financimit dhe zbatimit të projekteve të ndryshme arsimore, të tregojmë përkushtimin tonë të fuqishëm për modernizimin, përparimin. dhe përmirësimin e mjedisit  në të cilin ekzistojmë dhe  bëjmë afarizëm.

Duke ofruar mundësi të reja për nxënësit, studentët më të talentuar, do të ndihmojmë më të mirëve, ata që do të jenë bartës të ndryshimit dhe përparimit në të ardhmen në vendin tonë

Në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Aplikuara, 10 studentë do të jenë mysafirët  tanë për muajin e ardhshëm në një studio të improvizuar dhe do të gdhendin skulpturat e tyre të para prej guri.