[INTERVISTË] SERBISË DHE NELT-IT ME KA RIKTHYER NDJENJA E PËRKATËSISË

Nelt logistics avatar Nelt logistics 09.03.2021.

Nenad Rakoçeviq, Menaxher për Ekselencës Operative të Grupit Nelt

Nenad Rakoçeviq është pjesë e ekipit të Nelt për më shumë se gjashtë vjet, por jo pa ndërprerje. Pozita e tij e parë në kompaninë tonë ka qenë si mbikëqyrës i transportit, në vitin 2003. I shtyrë nga besimi se mundësitë nuk duhen ndjekur, por që ato vijnë vetë, ai pranoi një ofertë pune në Kanada, ku kaloi njëmbëdhjetë vjet emocionuese. Sidoqoftë, kur mbizotëroi nostalgjia, ai e dinte se ku dëshironte të kthehej.

 

Si Menaxher për Ekselencë Operative të Grupit Nelt, sot gjendesh në një pozitë me shumë përgjegjësi. Kur shikon prapa, si dukej rruga jote e karrierës deri më tani?

Unë besoj se secili duhet të pres me durim momentin që të shkëlqejë në punën e vet, dhe natyrisht, të avancohet. Unë fillova në Nelt si mbikëqyrës i transportit dhe isha përgjegjës për organizimin e flotës, mirëmbajtjen e flotës, si dhe organizimin e transportit ndërkombëtar. Nelt u rrit me një ritëm të pabesueshëm në fillim të viteve 2000, kështu që falë rrethanave afariste, pata mundësinë të drejtoj sektorin e logjistikës ku pranova përgjegjësinë për magazinimin, transportin dhe proceset e dërgimit. Nga pozita e menaxherit të logjistikës shkova nga Nelt. Me familjen time u shpërngula në Kanada, ku punova për Johnson & Johnson. Kam pasur mundësinë të përmirësoj më tej njohuritë e mia për zinxhirin e furnizimit në pozita të ndryshme në fusha të tilla si planifikimi i stoqeve dhe prodhimit, menaxhimi i projektit, shërbimi ndaj blerësve, prokurimi (Procurement & Sourcing) dhe në përgjithësi, në afarizmin e distribucionit të divizioneve për produkte të konsumit të gjerë dhe të pajisjeve mjekësore të kësaj kompanie. Sidoqoftë, pas dhjetë vjetësh, me morri malli të kthehem në atdheun tim.

Çfarë të bëri të kthehesh në Serbi?

Unë dhe familja ime kemi menduar për një kohë të gjatë rreth kthimit. Nuk kishte ndonjë arsye të veçantë për këtë përveç nostalgjisë dhe dëshirës që fëmijët tanë të rriten në këto hapësira.

Si reaguan kolegët tuaj nga Nelt ndaj lajmit për kthimin tënd?

Gjatë tërë kohës së qëndrimit tim në Kanada, mbaja kontakte me miq dhe kolegë nga Nelt. Me vete kam bartur një ndjenjë kënaqësie që isha pjesë e diçkaje të madhe dhe të veçantë. Në kohën e vendimit, kjo mbizotëroi dhe unë u ktheva në ekipin e Nelt. Nelt sot duket krejt ndryshe nga ajo që kam lënë pas. Kompania është lider i vërtetë dhe të gjithë duhet të jemi krenarë për këtë fakt.

Çfarë, sipas mendimit tënd, e bën Nelt të veçantë?

Në mënyrë hipotetike, nëse Nelt, siç është tani, do të sprovohej në tregun kanadez, do të ishte ndër pesë kompanitë më të mira të logjistikës. Ky është mesazhi që unë dua t’u dërgoj të gjithë kolegëve që u jepet mundësia të tregojnë aftësitë e tyre të liderit në çdo kohë dhe ta bëjnë kompaninë tonë edhe më të suksesshme. Kompania nuk mund të jetë lidere në industrinë e saj nëse të gjithë punonjësit nuk mendojnë dhe veprojnë si lider. Sistemet e mëdha zakonisht janë të ngarkuara me mekanizmat e nevojshëm burokratikë për të kontrolluar pajtueshmërinë dhe rrezikun e biznesit, por gatishmëria e liderëve për të vepruar në mënyrë të shkathtë është ajo që i bën sistemet e tilla efektive. Përveç kësaj, është e rëndësishme se si i kultivojmë vlerat tona – përgjegjësia personale, mentaliteti fitues, inovacioni, kujdesi për njerëzit dhe perspektiva afatgjatë.

Si e sheh Nelt në 5 vitet e ardhshme?

Sot, më shumë se kurrë më parë, tregu po ndryshon me shpejtësi. Vendimet e marra nga kompanitë duhet të jenë në hap me të gjitha ndryshimet, në mënyrë që të sigurojnë një avantazh konkurrues. Unë besoj se Nelt duhet të investojë edhe më shumë në zinxhirin e furnizimit, dhe përmes zhvillimit të secilit individ, të mundësojë përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve afariste. Përveç personelit, investimi në teknologji të reja është veçanërisht i rëndësishëm për të përmirësuar sigurinë, transparencën dhe menaxhimin e afarizmit E2E, dhe kësisoj të parandalojë “humbjet” e mundshme. Me fjalë të tjera, Nelt do të duhet të vazhdojë të transformohet në mënyrë digjitale, gjë që është thelbi i një strategjie zhvillimore moderne.

Në përputhje me ndryshimet e shpejta në treg, si po transformohet zinxhiri i furnizimit?

Realiteti është se zinxhiri i furnizimit është pikë e re e shitjes dhe kur flasim për afarizmin e distribucionit dhe LSP (3PL), duke qenë se në ditët e sotme nuk konkurrojnë kompanitë por organizatat e Zinxhirit të Furnizimit. Situata me Covid-19 konfirmoi më tej këtë fakt. Shprehitë e përdoruesve të fundit po ndryshojnë dhe kështu, blerësit/klientët dhe principalët po diktojnë drejtimin në të cilin duhet të zhvillohen zinxhirët e efektshëm të furnizimit. Ne tashmë shohim shembuj ku organizatat po largohen nga zinxhirët e furnizimit linear dhe të ngurtë dhe po gravitojnë më shumë drejt (mikro) zinxhirëve të përshtatshëm të furnizimit, me kohë më të shkurtër të dorëzimit, disponueshmëri më të lehtë të mallrave, pa stoqe të mëdha dhe fokusim në dorëzim te konsumatorët përfundimtarë (lastmile). Sot, konsumatorët përfundimtarë duan mallra në të njëjtën ditë, gjë që ka çuar në një “shpërthim” të mjedisit të tregtisë elektronike që ndryshon në mënyrë drastike të gjithë ekosistemin e zinxhirit të furnizimit. Në këtë, ne duhet të kërkojmë shansin tonë – të diversifikojmë portofolin (mallra dhe shërbime) dhe përmes transaksioneve masive të maksimizojmë të gjitha kapacitetet tona. Ne duhet të kuptojmë se cilët janë klientët tanë dhe çfarë sjellin ata në mënyrë specifike në organizatën tonë në kontekstin e përfitimit dhe digjitalizimit të proceseve financiare dhe roli i sektorit CRM është vendimtar në këtë proces.

Ku e gjen motivimin profesional?

Nga momenti që e njoha zinxhirin e furnizimit si një fushë në të cilën doja të zhvillohesha, karriera ime gjithmonë më gjente mua, e jo unë atë. Qëllimi im kryesor ka qenë gjithmonë të mësoj, dhe më pas të kontribuoj në suksesin e kompanisë me rezultatet e mia personale.

Kishte shumë situata që, përmes besnikërisë së shprehur qartë ndaj kompanisë, e kanë bërë Nelt atë çfarë është sot. Unë e kam ndjerë të gjithë forcën dhe entuziazmin e njerëzve në Nelt në periudhën kur kompania operonte në vendin e saj te pare, në Portin e Beogradit. Më kujtohet, po përgatiteshim për zhvendosje në Dobanovci, që është projekt që nuk ndodh shpesh në karrierë, dhe shumicës nuk i ndodhë kurrë. Zhvendosja fizike parashihte 30 orë punë aktive dhe u realizua me sukses ekskluzivisht falë ekspertizës dhe besueshmërisë së njerëzve që morën pjesë, si dhe gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm që nuk do të kishte qenë i suksesshëm nëse nuk do të ishte në frymën e komunikimit të hapur dhe besimit të ndërsjellë. Sipas mendimit tim, kjo është qasje e drejtë dhe e vetme që e bën kompaninë te qendrueshme.