Janë shpallur fituesit e aksonit “Lavdëro kolegun”

Nelt Group avatar Nelt Group 12.02.2020.

Viti i ri solli edhe rekord të ri.

Në Mbledhjen publike të këtij viti të të punësuarve në Nelt në Serbi, e cila është mbajtur më 6 shkurt, janë shpallur fituesit e aksonit “Lavdëro kolegun” për vitin 2019.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, kolegët janë thirrur që të shkruajnë lavdërime ndaj vlerave të kompanisë dhe të sjelljeve, të cilat i njohin tek bashkëpunëtorët më të mirë të tyre. Viti i ri solli edhe rekord të ri. Në nivelin e grupit, kanë mbërritur mbi 3.300 lavdërime, domethënë pothuajse 1.500 më tepër në krahasim me vitin e kaluar. Vetëm në Serbi, numri i lavdërimeve të dërguara është bile 2.000!

Kolegu që morri më shumë lavdërime gjatë këtij aksioni dhe që deri tani mban titullin “Kolegu më i mirë për vitin 2019” është Zoran Susha. Zorani  ka 9 vjet që punon në magazinimin në Dobanovc. Nga ana e kolegëve të vet, ai është i njohur për formë të mirë, me shpirt të kthjellët, bashkëpunimit të këndshëm bashkë me rezultate të shkëlqyera.

“Na vjen mirë që njihni rëndësinë e këtij aksioni, që dëshironi me lavdërimet të gëzoni kolegët tuaj dhe që e kuptoni se sa e rëndësishme është që të ktheheni mbrapa në momente të bukura në punë me ata”, thanë Vanja Popoviç dhe Milica Pavloviç, me rastin e përfundimit të ciklit të këtij viti.

Është një ndejnjë e mrekullueshme kur të lavdërojnë kolegët prej ekipit tënd, por është e veçantë kur këtë e bëjnë edhe kolegët e një numri të madh të sektorëve të tjerë. Urojmë Anën Shtrbac për më shumë lavdërime prej njësive organizative të ndryshme! Ana ka 4 vjet që punon në sektorin e financave.

Kolegu Aleksandar Saviç nga magazimini në Novi Sad, morri çmimin special për “Kolegun më të mirë” prej qendrave rajonale. Aleksandri ka 12 vjet që është i punësuar në Nelt.

Përpiqemi që të paraqesim vlerat e kompanisë në dritën e duhur. Për këtë shkak kemi shpërblimet për vlerat e treguara veçanërisht të rëndësishme. Milan Daniloviç, lideri i ekipit të analizës së shitjes ka 3 vjet që punon në Nelt dhe morri çmimin special për Inovativitet, ndërsa kolegu Aleksandar Saviç, dispeçer i dërgesave në Beograd, për kujdesin e treguar për njerëzit! Aleksandar është anëtar i ekipit të Nelt-it që prej 8 vjetëve.

Ekipi kros ndërsa në Valjevë funksionon si një familje e madhe, kolegët ndihmojnë njëi tjetrin, dhe lavdërohen sa herë që kanë shkak për këtë. Çmimi special për promovimin e shpirtit ekipor i është dhënë liderit të ekipit lider të tyre, Vladimir Obradoviçit. Vlada ka afërsisht 7 vjet që punon në Nelt.

Gëzohemi shumë çdo herë kur na vjen lavdërimi, në të cilin është investuar kreativiteti shtesë. Autor i lavdërimeve më interesante, Nikola Saviç, nga divizioni P&G, merr çmimin special për origjinalitetin. Nikola ka 6 vjet që është punësuar në Nelt.

Që nga viti i kaluar përdorim aplikimin PULS, nëpërmjet të cilit mund t’u japim kolegëve vlerësime dhe komentare në sjellje. Për këtë shkak nuk duhej të humbisnim rastin që t’i ndajmë edhe çmimin special kolegut, i cili kishte vlerësimet më të mira dhe komentet më me kualitet deri tani, dhe në këtë mënyrë promovoi kulturën e lavdërimit dhe aplikimin midis kolegëve të vet. E urojmë Nenad Stojanoviçin! Nenadi ka 5 vjet që punon në Nelt, momentalisht në sektorin e shitjes.

Në kompaninë Nelt, Javna Skladišta Subotica, çmim special iu dha kolegut Sanja Matijević.